
Anita Nilson, zyrtare e lartë e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (AIEA), deklaroi se forcat e sigurisë afrikano-jugore po përgatiten për t’i bërë ballë një sulmi të mundshëm terrorist me të ashtuquajturat “bomba të pista”.
“Në prag të finaleve të botërorit të futbollit vendi është i gatshëm të përballojë sulmet me bomba të pista”, tha Nilson në një deklaratë nga Uashingtoni.
“Bombat e pista”, një përzierje mes eksplozivëve ushtarakë dhe lëndëve radioaktive futen në rankun e armëve të shkatërrimit në masë. Pikërisht këtyre lloj sulmeve u druhen forcat e sigurisë në Afrikën Jugore.
Deklarata e Nileson ka ardhur pas kërcënimeve të Al Kaedas se do të godasë pesë përfaqësueset e futbollit, SHBA, Gjermani, Francë dhe Itali gjatë zhvillimit të evenimentit më të madh futbollistik, Botërori Afrika e Jugut 2010.
Top Channel