Votimi elektronik, Rama: I mire, por utopik

09/04/2010 12:30

Ideja për votim elektronik, e shprehur në dy raste nga Kryeministri, nuk entuziasmon në selinë rozë.

Kryetari Edi Rama, pyetjes nëse do të pranonte ta diskutonte të paktën si opsion në komisionin e ardhshëm të reformës zgjedhore, iu përgjigj kështu:

“Kishim ekranet elektronike dhe ato të errët. Nuk jam kundër në parim, por më duket një utopi. Nuk duhet tërhequr vëmendja nga gjendja aktuale”, u shpreh Rama.

Kryetari Rama dëshëron ta mbajë të fokusuar vëmëendjen e medias dhe të opinionit publik, te cështja e transparencës së zgjedhjeve të shkuara dhe tek ekonomia. Zhvelërisimi i lekut, që natyrshëm ka sjellë edhe rritjen e eksporteve, është për Ramën një tregues që nuk duhet marrë parasysh. Sipas tij, të flasësh për eksporte dhe importe me lekë, do të thotë të gënjesh veten dhe shqiptarët.

Kreu socialist, në bashkëbisedim me gazetarët theksoi se ekonomia ka marrë tatëpjetën, leku është zhvlerësuar deri ne 12 përqind, ndërsa qeveria po drejton vendin në mënyrë coroditëse.

“Protestat e opozitës do të përshkallëzohen për te kerkuar largimin e qeverisë, në rast se qeveria nuk do të hapë kutitë e zgjedhjeve, për të garantuar zgjedhjet e ardhshme dhe nuk do të hapë kutitë e shifrave të të dhënave reale të ekonomise”, u shpreh Rama. Sipas tij, nuk mund të lejohet që shqiptarët të shkojnë në buzën e një tjetër gremine ekonomike.

Ndërkohë Rama theksoi se sa më shumë dëgjon kryeministrin, aq më shumë shqetësohet për ekuilibrin mendor të kësaj qeverie, për raportin e patolerueshëm që pushteti ka me problemet e njerëzve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA