Vila e Cage e cuditshme, askush nuk e blen

09/04/2010 10:00

Asnjë ofertë për vilën e Nicolas Cage në Bel Air, në një prej zonave më luksoze të Los Angeles.

Aktori e ka nxjerrë ndërtesën në ankand për të paguar borxhet e tij, me cmimin fillestar 10.4 milionë dollarë, por për momentin askush nuk është bërë i gjallë.

Vila me 6 dhoma gjumi, 9 banja, është mobiluar në  mënyrë të cuditshme. Nëpër mure ka kartona të animuar, ndërsa në tavan ndodhet modeli i një treni.

“Kjo pasuri tërheqëse dhe e vecantë nuk është për të gjithë”, komenton me ironi Bret Parsons, një agjent i njohur imobiliar në Los Angeles. Shtëpia përfshin një kantinë verërash, një pishinë gjigante, një kinema e 35 vende, por nuk ka një fushë tenisi.

Top Channel