Tajlandë, rinisin manifestimet në Bangkok

09/04/2010 09:10

Një grup manifestuesish të “këmishëve të kuqe” është drejtuar për në Bangkok, drejt selisë së shoqërisë “Thaicom”, për të protestuar kundër ndërhyrjes në “Kanalin e popullit”, transmetuesi televiziv të cilit i referohen rebelët.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave në kryeqytetin tajlandez ka një prani të madhe të forcave të sigurisë.

Ndërkohë, autoritetet kanë lëshuar një seri urdhërarrestesh ndaj 17 liderëve të protestuesve, që prej javësh manifestojnë në mbështetje të ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA