SHBA: Dyshime mbi sanksionet ndaj Iranit

09/04/2010 17:25

Presidenti amerikan, Barack Obama ka deklaruar se nuk ka garanci mbi efektin që sanksionet mund të kenë mbi sjelljen e Iranit për cështjen bërthamore.

“Nëse do të ishim konstant në aplikimin e presionit ndërkombëtar, me kalimin e kohës Irani, që është shumë i vëmendshëm se cfarë ndodh në pjesën tjetër të botës, do të fillojë të bëjë një analizë ndryshe dhe të vlerësojë nëse ka shumë kuptim të vazhdojë me armët bërthamore”, tha Obama.

Deklaratat e kreut të Shtëpisë së Bardhë janë bërë gjatë një interviste në programin e ABC-së, “Good Morning America”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA