Rusi, atentat vetëvrasës në Ingusheti

09/04/2010 13:00

Një tjetër atentat vetëvrasës ka shqetësuar Rusinë. Në Ingusheti, në fshatin Ekazhevo, një grua kamikaze është hedhur në erë duke plagosur një polic.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ruse, sipas të cilave gruaja ka tentuar të përcante një kordon të policisë gjatë një operacioni anti-terrorizëm.

Në ditët e fundit Rusia është tronditur nga një seri atentatesh vetëvrasëse, autorët e të cilëve janë kryesisht nga republikat kaukaziane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA