Rasmussen: Karzai një aleat i mirë

09/04/2010 04:00

Megjithë deklaratat e presionet e presidentit afgan Hamid Karzai se mund të ndërrojë krah duke kaluar me talebanët, Sekretari i Përgjithshëm i Nato-s, Anders Fogh Rasmussen, e cilëson atë një partner të mirë të Aleancës.

“Në përgjithësi kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me Karzain dhe qeverinë e tij, dhe pikërisht ky bashkëpunim është thelbësor për ne dhe stratëgjinë tonë në Afganistan”, deklaroi Rasmussen.

Krisja e parë mes aleatëve dhe Karzait erdhi para pak javësh kur presidenti afgan akuzoi misionin e OKB-së në vend për manipulime në zgjedhjet e mbajtura vitin e shkuar, për të ardhur më pas me deklaratën e tij më të fortë, kërcenimin për kalimin e tij më talebanët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA