Pyetësori, përcaktohet data e dorëzimit

09/04/2010 08:15

Kryeministri Sali Berisha do të niset në mesin e javës së ardhshme drejt Brukselit në një vizitë dyditore, ku do të dorëzojë pyetësorin e plotësuar të Komisionit Europian.

Burimet bëjnë të ditur për gazetën se kreu i qeverisë do të niset në datë 14 prill drejt Brukselit, ku pritet që në datë 15 të dorëzojë në Komisionin Europian përgjigjet e 2284 pyetjeve, mbi të cilat pala shqiptare ka punuar.

Në ceremoninë e dorëzimit pritet të marrë pjesë edhe komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mira i KE-së, Stefan Fyle, me të cilën kreu i qeverisë, siç thuhet nga burimet, mund të zhvillojë edhe një takim.

Pyetësori tashmë ka marrë formën e tij përfundimtare pas formatimit të bërë dhe janë rreth 4000 faqe që priten të dorëzohen javën e ardhshme.

Në fundin e muajit mars, Komiteti Ndërministror i Integrimit, i përbërë nga ministrat dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme shtetërore, mbajtën edhe mbledhjen e fundit për këtë proces.

Në takim është kompletuar miratimi i 35 kapitujve të këtij pyetësori dhe më pas ka vijuar procesi i formatizimit të të gjithë materialit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA