Otunbajeva: Jo dialogut me Bakiyev
09/04/2010 14:50
Kryeministrja e përkohshme e Kirgizistanit, Rosa Otunbayeva ka përjashtuar cdo mundësi për nisjen e bisedimeve me presidentin e rrëzuar Kurmanbek Bakiyev.
Ndër të tjera, Otunbayeva ka dhënë garancinë e saj se marrëveshjet me SHBA për lejimin e bazës ushtarake të Manasit mbeten të vlefshme.
Më herët presidenti Bakiyev kishte shprehur gatishmërinë e tij për të negociuar me opozitën që ka marrë pushtetin në Bishkek.
Pikërisht në kryeqytet u mbajt sot zi për 76 viktimat e regjistruara gjatë protestave të dhunshme që hodhën qeverinë.
Top Channel