Netanyahu jo në samitin e Uashingtonit

09/04/2010 03:05

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka anuluar pjesëmarrjen e tij në samitin nuklear që do të mbahet në Uashington në datat 12 dhe 13 prill.

Vendimi i kreut të kabinetit në Tel Aviv ka ardhur pas njoftimit të Turqisë dhe Egjiptit, vende këto të cilat kanë ndërmend që gjatë punimeve të samitit të ngrënë çështjen e zotërimit të armëve bërthamore prej Izraelit, zotërim ky i cili asnjëherë nuk është pranuar apo mohuar zyrtarisht.

Megjithatë Izraeli nuk do të bojkotojë samitin e Uashingtonit, në vend të kryeministrit Netanyahu do të marrë pjesë zëvëndësi i tij bashkë me një delegacion mbi energjinë bërthamore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA