Montobio: Kriza rrezikon vizat

09/04/2010 02:00

Për herë të parë ambadori i Spanjës në Tirane, vendi i të cilit ka presidencën e radhës në BE, Manuel Montobio paralajmëron politikën shqiptare se kriza politike po pengon proçesin e liberalizimit të vizave.

Gjatë një forumi me qytetarët e Vlorës Montobio tha se  proçesi i liberalizimit të vizave po mbetet peng i ngerçit aktual politik dhe se kalimi i situatës është pozitiv për avancimin e proçesit.

“Diferencat politike duhet të zgjidhen në parlament dhe këto diferenca duhet të çojnë në një marrëveshjë ndërmjet palëve, që në këtë rast janë qeveria dhe opozita. Kjo marrëveshjë duhet të çojë në krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për të cilin të bien dakort të gjitha palët dhe që të bazohet mbi transparencën dhe kushtetutshmërinë. Tejkalimi i situatës së krizës është pozitive për proçesin e liberalizimit të vizave”, tha nga Vlora diplomati spanjoll Montobio.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA