Meta: Liberalizimi i vizave, brenda vitit

09/04/2010 08:25

Shqiptarët do të përfitojnë liberalizimin e vizave brenda vitit 2010. Të paktën sipas ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ilir Meta, afatet për këtë proces janë të sigurta dhe se ato tashmë presin realizimin e formaliteteve teknike.

“Absolutisht është plotësisht e sigurt se Shqipëria dhe shqiptarët do ta fitojnë liberalizimin e vizave brenda këtij viti, pikërisht për shkak të këtij progresi të jashtëzakonshëm që është bërë në të katër blloqet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave”, u shpreh numri dy i qeverisë.

Më shumë sesa një lajm, pohimi i djeshëm i Metës është një rikonfirmim i premtimeve elektorale të bëra nga Kryeministri Sali Berisha që gjatë fushatës së shkuar.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri ia ka veshur këtë sukses të pritshëm arritjeve dhe realizimeve të qeverisë në plotësimin e kritereve politike, por edhe atyre teknike.

Numri dy i qeverisë ka dhënë një sqarim edhe rreth mungesës së Shqipërisë në darkën e organizuar nga Presidenti amerikan, Barak Obama, me drejtuesit e ish-vendeve komuniste që aktualisht janë në NATO.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA