Shtohen zërat për ekzistencen e burgjeve te fshehta ne Maqedoni që përdoren nga Shërbimi Sekret.
Kreu i shoqatës se të burgosurve politikë shqiptarë dhe nje avokat, flasin për shtëpi të kontrolluara nga Shërbimi Sekret, të cilat përdoren për izolimin dhe burgosjen e njerëzve pa akuza dhe në mënyrë krejtësisht të kundraligjshme.
Lajmi është bërë i ditur në shtypin kosovar ku po flitet për burgje sekrete që shfrtyrezohen për biseda informative dhe marrjen në pyetje të të akuzuarve. Zv/ministri i Brendshëm maqedonas, Kodevski, i hedh poshtë këto akuza, duke i cilësuar si spekulime mediatike. Në media përflitet rasti i Sopotit, i cili u mbajt për ditë të tera në izolim të plotë.
Te njëjtën gjë pohojnë edhe ekpertë e avokatë maqedonas. Trajtime të tilla kanë pësuar edhe shume aktivistë e veprimtarë shqiptarë. Ne mesin e tyre ka edhe persona që edhe sot rezultojnë të zhdukur. Deri tani nuk është konfirmuar se në emër te kujt mbahen keto burgje.
Top Channel