Lezhë, shqetësim për sigurinë në shkolla
09/04/2010 12:45
2500 nxënësit e tre shkollave të mesme dhe 9-vjecare në qytetin e Lezhës nuk kanë një mbrojtje efikase gjatë kohës kur janë në shkollë.
Tre shkollat ndodhet pranë njëra-tjetrës dhe ato nuk janë të rrethuara. Drejtuesit lokal të arsimit kërkojnë ndihmën e pushtetit vendor. Siguria në shkolla duket se ndikon edhe në atë që drejtuesit e arsimit e quajnë braktisje të heshtur të mësimit apo moslejimin e vajzave për të ndjekur mësimin.
Braktisja e shkollës edhe pse në rënie ka vijuar edhe nën ndikimin kushteve sociale.
Top Channel