Forcat e policisë kanë zhvilluar në fshatin e Lazaratit një operacion tjetër për konfiskimin e lëndëve narkotike.
Sipas informacioneve të fundit, agjentët e anti-krimit të organizuar kanë sekuestruar sot 50 kilogramë drogë të tipit kanabis.
Burime policore lokale njoftojnë se zotëruesit e lëndës narkotike janë dy të rinj, të cilët kanë arritur t’i shpëtojnë arrestimit, por që pasi janë identifikuar janë shpallur në kërkim.
Burimet, të cilat nuk publikojnë emrat e trafikantëve, saktësojnë se njëri prej tyre është nga fshati Lazarat, ndërsa tjetri nga fshati Bulo.
Ditët e fundit forcat e policisë në vend kanë rritur praninë e tyre në fshatin jugor për të luftuar trafikun e drogës, duke arritur të sekuestrojnë sasi të konsiderueshme kanabis sativa.
Top Channel