Lady GaGa, ishte e shëmtuar dhe e shëndoshë
09/04/2010 13:05
Një hundë e madhe, flokë të zinj shumë kacurrele, një siluetë e mbushur…kjo ishte Stefani Joeanne Angelina Germanotta, përpara se të bëhej Lady GaGa.
Në ditët e sotme ka mbetur shumë pak prej asaj vajze të shëmtuar dhe të pasigurt, që merrej nëpër këmbë nga shokët e klasës.
Sot Stefani 24 vjec, është një pop star e suksesshme dhe e përballon me sukses skenën dhe setet e ndryshme fotografike.
Po si ka ndodhur ky ndryshim? Në një intervistë për “Daily Mail”, këngëtarja tregon të kaluarën dhe tregon se si ka fituar ndaj të gjithë atyre që e tallnin, përmes përkushtimit në punë dhe dëshirës për të ndryshuar.
Top Channel