Kushtetuesja, pozita fton opozitën

09/04/2010 08:40

Partia Demokratike u bën thirrje deputetëve të Partisë Socialiste që të jenë pjesë e diskutimit dhe votimit të emrave të rinj të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike shprehen se është e rëndësishme që opozita të vlerësojë rëndësinë e këtyre institucioneve dhe të marrë pjesë në të gjithë procesin e përzgjedhjes së këtyre kandidaturave.

Nga ana tjetër, mazhoranca e respekton të drejtën ligjore të Presidentit Bamir Topi për të përzgjedhur këto kandidatura.

Po për Partinë Demokratike rëndësi të veçantë ka fakti që këto kandidatura për këto gjykata të rëndësishme të jenë jopolitike dhe të mos kenë asnjë lidhje profesionale me regjimin komunist.

Qëndrimet e shumicës i konfirmoi dje edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi.

Aktualisht në Gjykatën Kushtetuese pritet t’ju mbarojë mandati në muajin prill anëtarëve Fehmi Abdiu, Kujtim Puto dhe Sokol Sadushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA