KSHC: Administrata, kaos me emërimet

09/04/2010 08:45

Rekrutimi në administratën publike përmes kontratave dhe jo me konkurse po kthehet në “model”, duke mos dhënë efektin e duhur në profesionalizimin e stafeve.

Situata paraqitet e rëndë edhe në pushtetin vendor, ku gjysma e personalit me status të nëpunësit civil janë marrë përmes kontratës, duke mos respektuar ligjet e konkurrimit.

Më e keqja në këtë situatë është roli i Departamentit të Administratës Publike, që ka pranuar të firmosë çdo rekrutim të marrë përmes kontratës.

Në raportin e paraqitur në Kuvend, Komisioni i Shërbimit Civil, ka pasqyruar të gjithë problematikën e konstatuar gjatë inspektimeve të kryera në institucionet qendrore dhe vendore në vitin 2009.

KSHC ka shqyrtuar rreth 70 ankesa të punonjësve me status, ku gjysma kishin të bënin me vërejtjet në punë, kurse pjesa tjetër për largimet.

Problemet e shumta nuk u trajtuan nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve, ose më saktë u sfumuan, për shkak të debatit të ngritur rreth konfliktit mes anëtarëve.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA