Kirgizstan, Bakiyev ofertë për dialog

09/04/2010 10:00

Presidenti i Kirgizstanit, Kurmanbek Bakiyev është shprehur i gatshëm të zhvillojë bisedime me atë që ai e quajti qeveri të përkohshme që ka zëvendësuar administratën e tij.

Por zoti Bakiyev, i cili u detyrua të braktiste kryeqytetin Bishkek për shkak të një proteste të përgjakshme, ka theksuar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen.

Në një intervistë telefonike për BBC, ai tha se ndodhej në jug të Kirgizstanit, por nuk dha me saktësi lokacionin e tij.

Nga ana tjetër, opozita thotë se ka marrë plotësisht pushtetin nën drejtimin e një ish-ministreje të jashtme. Ajo nuk i është përgjigjur zyrtarisht ofertës për dialog të presidentit Bakiyev.

Grupi i drejtuar nga politikania veterane Roza Otunbayeva ka shpallur të premten ditë zije për 75 personat që mbetën të vrarë gjatë protestave.

Top Channel