Kirghizistan, Bakiev gati për të negociuar
09/04/2010 17:15
Presidenti i larguar i Kirghizistan, Kourmanbek Bakiev, është shprehur i gatshëm të negociojë me opozitën.
Në një intervistë për AFP-në, Bakiev thotë se objektivi i tij është evitimi që në vend të shpërthejë një luftë civile.
Presidenti shtoi se nuk ka ndërmend as të japë dorëheqjen dhe as të largohet nga vendi.
Bakiev shprehet i bindur se as Rusia dhe as SHBA-të nuk janë të përfshira në trazirat që u krijuan në vend dhe ai asnjëherë nuk ka dhënë urdhër të qëllohet mbi manifestuesit.
Top Channel