Kinema, Pattinson do interpretojë Kurt Cobain

09/04/2010 12:55

Vampiri më i dashur nga adoleshentet, Robert Pattinson po realizon ëndrrën e tij. Ylli i filmit “Twilight” do të interpretojë rolin e Kurt Cobain në një film biografik që do të tregojë jetën e këngëtarit të grupit Nirvana.

Ideja ishte nga e veja e Cobain, Courtney Love, rolin e të cilës në film do ta interpretojë aktorja e njohur Scarlet Johansson.

Regjisori do të jetë David Fincher, i “Fight Club” dhe “Seven”, ndërkohë që titulli i biografisë së këngëtarit do të jetë “All Apologies”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA