Kinë, ekzekutohen tre trafikantë japonezë
09/04/2010 11:05
Tre shtetas japonezë janë ekzekutuar në Kinë pasi janë përpjekur të trafikojnë lëndë narkotike të tipit metamfetaminë.
Ekzekutimi i trefishtë vjen pak ditë pas atij të një tjetër shtetasi japonez, i dënuar me vendimin kapital për të njëjtën akuzë.
Ministrja japoneze e Drejtësisë, Keiko Chiba ka deklaruar se ndihet e shqetësuar për efektet që mund të kenë këto ekzekutime në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Kina është vendi që ekzekuton më shumë persona në botë, edhe pse qeveria nuk i publikon të gjitha shifrat e ekzekutimeve.
Agjencia kineze e lajmeve “Xhinhua” saktëson se tre trafikantët japonezë po transportonin drogë nga provinca veri-lindore e Liaoningut.
Top Channel