Ish-peshkopi kanadez akuzohet për pedofili

09/04/2010 04:30

Gazetat kanadeze shkruajnë për një skandal pedofilie ku përfshihet ish-peshkopi Rajmond Lahej.

Edhe ky skandal, ashtu sikundër të tjerët e dale në dritë kohët e fundit në disa vende, ka ndodhur shumë kohë më parë.

Akuza ka ardhur nga një jetim i viteve 80, i cili ka rrefyer për gazetën “Toronto Star” se Rajmond Lahej ka abuzuar me të seksualisht kur ky ishte në një institut jetimoreje.

Kjo nuk është akuza e parë për ish-peshkopin Lahej. Ai është hetuar kohë më parë për posedim të materialeve pedo-pornografike në Ontario.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA