Greqi, grevë e përgjithshme më 22 prill
09/04/2010 14:05
Një grevë 24 orëshe e sektorit publik është parashikuar të zhvillohet më 22 prillin e ardhshëm në Greqi.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë greke, sipas të cilave pritet që në këtë greve të marrin pjesë gjithë punonjësit e administratës shtetërore.
Manifestimi, jo i pari i këtij lloji, është organizuar për të protestuar kundër masave anti-deficit të marra nga qeveria e Jorgos Papandreu.
Top Channel