Raundi i ri i bisedimeve për cështjen e klimës, që pas samitit të Kopenhagenit që u zhvillua në dhjetor, do të hapet sot në Bon të Gjermanisë.
Vendet e zhvilluara janë të bindura se konventa e OKB-së mbi klimën është forumi i duhur për të negociuar një marrëveshje globale dhe duan që ajo të bëhet brenda vitit.
Disa delegatë janë të shqetësuar se i gjithë procesi mund të dështojë, për shkak të ndasive dhe mungesës së besimit.
“Mes vendeve të zhvilluara ka vullnet politik. Ato po punojnë për një marrëveshje që përfshin reduktimin e mëtejshëm të emetimit të gazrave sipas Protokollit të Kiotos”, ka deklaruar Martin Khor, drejtor ekzekutiv i Qendrës së Jugut, organizatë ndërqeveritare e vendeve të zhvilluara.
Top Channel