Fisher: Obama na dha siguri
09/04/2010 01:45
Kryeministri çek Jan Fisher ka përgëzuar firmosjen e traktatit mbi armët bërthamore mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe ka falenderuar presidentin Obama për mbështetjen ndaj vendeve të Europës Lindore.
“Presidenti Obama na konfirmoi edhe njëherë se mbetemi pjesë e aleancës euro-atlantike”, tha kryeministri çek pas takimit të organizuar nga Obama me liderët e ish-vendeve satelit të Bashkimit Sovjetik.
Takimi kishte për synim sqarimin për aleatët euro-lindorë të Uashingtonit mbi raportet e tij me Moskën.
Top Channel