Australi, qeveria pezullon kërkesat për azil

09/04/2010 10:15

Australia ka njoftuar pezullimin e menjëhershëm të të gjitha kërkesave të reja për azil, të bëra nga qytetarë nga Sri Lanka dhe Afganistani.

Ministri i Emigracionit, Chris Evans ka deklaruar se vendimi është marrë në bazë të ndryshimit të rrethanave në vendet e azilkërkuesëve.

Evans ka theksuar se vendimi mund të jetë gjithashtu një mesazh i fuqishëm ndaj trafikantëve të qënieve njerëzore.

Korrespondentët e mediave ndërkombëtare deklarojnë se rritja e kërkesave për azil që është regjistruar së fundmi nga refugjatët që vijnë me gomone, ka vënë nën presion të fuqishëm qeverinë australiane.

Ndërkohë, grupet që mbrojnë të drejtat e njëriut, si “Amnesty International”, e kanë cilësuar vendimin si “të tmerrshëm”.

Njoftimi i qeverisë australiane erdhi pasi marina lokalizoi një varke me 70 klandestinë që ndodhej në vështirësi dhe që ishte drejtuar për në Ishullin Christmas në oqeanin Indian, ku Australia ka një qendër burgimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA