Al Kaeda kërcënon kombëtaret e futbollit

09/04/2010 09:50

Televizioni amerikan CBS ka transmetuar një mesazh të rrjetit terrorist të Osama bin Laden, që kërcënon se do të sulmojë kombëtaret e SHBA, Anglisë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë gjatë botërorit Afrikë e Jugut 2010.

“Cfarë surprize do të jetë kur në një takim mes Shteteve të Bashkuara dhe Anglisë, e cila do të transmetohet direkt, të dëgjohet në një stadium plot me tifozë një shpërthim që shkakton dhjetra ose qindra viktima”, thuhet në mesazhin e publikuar në internet.

Ndeshja mes kombëtares amerikane dhe asaj angleze, e vlefshme për grupin C, do të luhet në stadiumin e Rustenburgut më 12 qershor.

Top Channel