Ahmadinejad: Asnjë nuk mund të na ndalë
09/04/2010 19:20
“Asnjë fuqi nuk mund ta ndalojë Iranin të procedojë shumë shpejt në rrugën e zhvillimit bërthamor”.
Kështu është shprehur presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad.
Deklaratat e tij janë transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror në anglisht, PressTv.
“Cdo dorë që do të përbëjë kërcënim për kombin iranian do të pritet”, vazhdon Ahmadinejad.
Presidenti paralajmëron se gjuha e kërcënimeve të fuqive të mëdha vecse e bëjnë më të vendosur kombin iranian.
Top Channel