“5+1” mbyll bisedimet për Iranin

09/04/2010 02:30

Mbyllen bisedimet e 5+1 në zyrat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për programin bërthamor iranian.

Sipas palës ruse, bisedimet sollën propozime konstruktive. Megjithatë propozimet amerikane dhe të delegacioneve europiane për sanksione të reja kundrejt Republikës Islamike, nuk u mbështetën prej Moskës.

Qëndrimin e saj kundër këtyre sanksioneve mbajti edhe Kina, e cila kërkoi vazhdimin e bisedimeve për zgjidhjen e çështjes.

Perëndimi akuzon Teheranin se me programin e tij bërthamor synon ndërtimin e bombës atomike, ndërkohë që ky pretendim kundërshtohet prej Teheranit me argumentimin se programi i tij bërthamor ka vetëm synime paqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA