Tjetër tragjedi në familjen shqiptare

08/04/2010 14:50

Një gur i madh i shkëputur nga muri i një ndertese të vjeter shkaktoi vdekjen e Fatmir Doçit, femija tre vjeçar i një familjeje shqiptare që prej kohësh jeton pranë Siracuza-s, në Sicili. Vogëlushi po luante në mbremje pranë shtëpisë, kur u degjuan britmat e tij të forta.

Megjithë ndërhyrjen e menjëhershme të prindërve dhe të mjekëve, vogëlushi nuk mundi t’i mbijetojë goditjes.

Familja shqiptare Doçi duket se është e ndjekur nga fati i keq. Në të kaluaren ajo ka humbur dhe dy fëmijë të tjerë, po në rrethana aksidentale. Në vitin 2000 njeri djalë që në atë kohë ishte gjashtë vjeç i është mbytur në një përrua pranë shtëpisë, ndërsa në vitin 2005 djali tjetër pesë vjeçar ka mbetur viktime e një aksidenti rrugor.

Prokuroria ka hapur një hetim për të njohur më mirë rrethanat e aksidentit dhe për të verifikuar nëse ka ndonjë përgjegjësi të dikujt për ngjarjen.

Top Channel