
Pasditen e së mërkurës një masiv dheu është shkëputur nga faqja e kalasë se Beratit duke përfunduar në oborrin e pallati ne lagjen hyrese te qytetit.
Banorët e pallatit, por dhe disa banesave private që ndodhen shume prane kalase janë alarmuar kur kanë dëgjuar fillimisht një zhurmë dhe më pas rrëshqitjen nga faqja e kodrës së një masivi dheu. Fatmirësisht shkëputja e dherave e shoqëruar me gurë nuk ka shkaktuar të plagosur.
Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë gjatë muajve të fundit, por dhe ndërtimet që janë bërë mbi këtë kodër duket se janë bërë shkak që terreni shkëmbor i pllajës të tronditet dhe të rrezikojë shkëputjen e masiveve te dheut. Janë 15 familje që ndihen të rrezikuar në këtë lagje dhe ngrejnë zërin për ndërhyrje nga ana e pushtetit vendor.
Top Channel