PS: Berisha, përralla për rritjen ekonomike

08/04/2010 19:45

Partia Socialiste i ka quajtur përralla bajate deklarimet e fundit të kryeministrit Berisha, se të dhënat e fundit për ekonominë janë entuziaste.

Sipas deputetit Ilir Beqja, këto shifra nuk janë asgjë më shumë por një rezultat i njëjtë me një vit e gjysmë më parë.

“Në 2008-ën Berisha na tha se do të ketë rirjtje ekonomike me dy shifra. Por të dhënat zyrtare dëshmojnë se eksportet në 2010-ën janë të barabarta me mesataren e dy viteve më parë. Gjithashtu, importi i makinerive dhe pajisjeve ka rënë me ¼, kreditë e këqija kanë rënë po ashtu dhe vetëm një familje e ka ndjerë mrekullinë ekonomike. Është ajo e kryeministrit, që s’ka lidhje me realitetin në vend. Prandaj për këtë situatë do të protestohet”, ka deklaruar Beqja.

Top Channel