
Në ditën ndërkombëtare të romëve Organizata e Kombeve të Bashkuara ka akorduar një fond prej 2.7 milionë dollarësh për integrimin e komunitetit rom dhe egjiptian në vendin tonë.
Ky projekt i cili do të zgjasë tre vjet do të ndihmojë komunitetet më të varfra rome dhe egjiptiane për arsimimin, aksesin në shëndetësi, punësimin dhe strehimin e tyre në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Fier.Por në fakt edhe herë të tjera ka pasur donacione dhe projekte për këto komunitete dhe në fakt në Shqipëri ata nuk gëzojnë as të drejtat me minimale për të jetuar. Pak kilometra larg Tiranës jetojnë dhjetëra familje rome të cilat thonë se nuk e kanë ndierë asnjëherë ndihmën e shtetit.Gjithcka e sigurojnë me tregtinë e kanaceve.
Ndonëse me kasolle ata nuk kanë një vend të caktuar nga pushteti vendor se ku të vendosen.Fëmijët e tyre janë analfabete dhe nuk gëzojne asnjë të drejtë,as në gjendjet civile as për shkollim dhe punësim.
Top Channel