Obama, darkë më liderët lindorë

08/04/2010 15:10

Firmosja e Traktatit të Pragës mbedh në kryeqytetin cek edhe shumë vende ish-komuniste, ata që dikur bën pjesë në bllokun ushtarak komunist, të quajtur traktati i Varshavës.

Sot anëtarë të NATO-s, kreret e 11 vendeve ish-komuniste janë të ftuarit e presidentit amerikan Barak Obama në një darkë, ku Bullgaria, Rumania, Republika Ceke, Sllovakia, Sllovenia, Polonia, Estonia, Hungaria, Lituania, Letonia dhe Kroacia, e cila u pranua ne aleance në të njëjtën ditë me Shqipërinë, e cila mungon në këtë tryezë.

Mungesën e Shqipërisë në darkën e presidentit amerikan ambasada amerikane, përmes një zëdhënësi të saj e komentoi duke thënë se në e vleresojme aleancen tone me Shqiperine dhe mbështetëm hyrjen e saj në NATO. Megjithatë fokusi i darkes se presidentiti Obama është fokusuar mbi Europën Qendrore dhe Lindore”. Të njëjtën linjë ka mbajtur edhe Ministria jone e Jashtme. I pyetur për këtë cështje ministri i Jashtëm, Ilir Meta deklaroi se Shqipëria nuk ka lidhje me këtë zhvillim.

“Mund t’ju them se cdo gje ka te beje me kontekstin e asaj, qe do te realizohet atje dhe, njekohesisht, ka te beje edhe me historine, me te kaluaren, ku Shqiperia praktikisht nuk ka lidhje me kontekstin e asaj qe do te realizohet atje. Dua t’ju siguroj se marredheniet e Shqiperise, edhe nga vizita ime e fundit ne Uashington, jane marredhenie te shkelqyera, se Shqiperia eshte nje nga aleatet me te besueshem te SHBA dhe te NATO-s ne rajonin e Europes Juglindore”, u shpreh Meta.
   

Top Channel