Netanyahu: Jo zgjidhjeve të imponuara

08/04/2010 17:20

Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do t’i refuzojë planet e paqes të imponuara nga jashtë.

“Nuk do të funksiononin dhe gjithësesi, një zgjidhje e imponuar nuk do të ishte e pranueshme për ne”, ka deklaruar Netanyahu për të përditshmen “Haaretz”.

Deklaratat e kryeministrit izraelit vijnë pas lajmeve të publikuara në mediat amerikane, se presidenti Barack Obama ka hartuar një plan për t’ua imponuar të dyja palëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA