Moore: Ndoshta një fëmijë me Kutcher

08/04/2010 19:30

I është dashur të kalojë të 40-at për të qënë vërtetë e lumtur në jetën e saj.

Bëhet fjalë për ikonën hollivudiane Demi More, e cila ka dhënë një intervistë për “Elle” duke pohuar se ka zotëruar fizikun por brenda ka qenë përherë e trishtuar. 47 vjecarja nuk përjashton t’i japë fund karrierës për të lindur një fëmijë me të fejuarin Ashton Kutcher.

“Tani kam një moshë dhe një ekujlibër që nuk më intereson më nëse ndryshoj fizikun. Kuptova se bëhej fjalë thjesht për kënaqësi momentale. Vetëm tani e kam kuptuar tamam si kam dashur të jem”, thekson Moore. Mamaja e 4 fëmijëve ka përgënjeshtruar edhe lajmet se ajo i është nënshtruar ndërhyrjeve plastike.

“Kam bërë disa ndryshime të vogla por jo në fytyrë. Ato që janë thënë, janë totalisht të pavërteta”, përfundon aktorja amerikane.   

Top Channel