Klima, samiti në Uashington më 18-19 prill
08/04/2010 08:50
Forcat më të mëdha botërore do të takohen në Uashington më 18-19 prill për një samit ndërkombëtar për klimën.
Lajmin e ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve “Reuters”, i dërguari special amerikan për ndryshimet klimaterike, Todd Stern.
“Objektiv i takimit është bërja e hapave konkrete për të pakësuar ndotjen”, është shprehur Stern.
Top Channel