Kirgistan, pezullohen fluturimet ushtarake amerikane
08/04/2010 08:25
Pas protestave të dhunshme që kanë përfshirë Kirgistanin, ku dhjetra manifestues kanë gjetur vdekjen, Shtetet e bashkuara të Amerikës vendosën pezullimin e të gjitha fluturimeve ushtarake nga baza e tyre në Manas.
Lajmi njoftohet nga ushtarakët e lartë amerikanë të rezidentë në kryeqytetin e vendit aziatik Bishkek. Sipas tyre pezullimi I fluturimeve u krye për arsye sigurie.
Baza ushtarake amerikane e Manasit, në kirgistan shërben për mbështetjen logjistike të operacioneve të Nato-s në Afganistan.
Top Channel