Itali, vriten me plumb në kokë dy shqiptarë

08/04/2010 19:35

Dy shtetas shqiptarë janë vrarë me armë zjarri sot në qytetin e Olbias, në Itali, pasi janë qëlluar për vdekje në kokë nga pronari i shtëpisë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, të cilat nuk bëjnë publikë emrat e dy viktimave, por saktësojnë se është arrestuar autori i krimit të rëndë.

Sipas burimeve, ai quhet Nino Cherchi dhe ka qenë një eksponent i njohur i botës së krimit në vitet ’60.

Sipas burimeve, gjatë marrjes në pyetje ai ka pranuar se ka qëlluar dy personat, si dhe se ka plagosur një grua, bashkëshorte e një prej viktimave.

Burimet saktësojnë më tej se në shtëpi në momentin e vrasjes ishte edhe një fëmijë 5 muajsh, i cili për fat të mirë ka shpëtuar i paprekur nga plumbat.

Top Channel