Irani, Medvedev s’i përjashton sanksionet

08/04/2010 17:20

Presidenti rus Dmitri Medvedev nuk e përjashton mundësinë që Keshilli i Sigurimit të OKB-së të detyrohet të shqyrtojë opsionin e sanksioneve kundër Iranit.

Qëndrimin e tij lidhur me cështjen bërthamore, Medvedev e bëri nga Praga, ku firmosi sot marrëveshjen “Start 2” me homologun Barack Obama.

Ky i fundit nga ana e tij vlerësoi angazhimin e Rusisë për ta cuar cështjen në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Nuk do të tolerojmë veprime që shkelin Traktatin kundër përhapjes së energjisë bërthamore”, ka deklaruar Obama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA