
Qeveria ka miratuar një ligj që i jep imunitet të plotë investimeve të huaja, nga cdo pretendim pronësie, duke marrë përsipër të ndërhyjë vetë si palë edhe në proceset gjyqësore.
Shteti, nëse del një pale qe pretendon pronësinë, merr përgjegjësine përpara palës së tretë.
“Shteti merr përsipër të paguajë të gjithë detyrimet e palës së tretë, në rast se ajo palë fiton të drejtën”, u shpreh ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.
Ministri bëri të ditur se cilat do të jenë investimet e huaja që do të përfitojnë mbrojtje të posacme ligjore nga qeveria.
“Mund të përfitojnë bizneset qe investojne ne infrastrukture, bujqesi, energjitike e turizem dhe vlera e investimit eshte me e madhe se 10 milion euro”, u shpreh Prifti.
Sipas Ministrisë së Ekonomisë, ligji i miratuar erdhi si pasojë e bllokimeve që janë shkaktuar në një numër të madh investimesh të rëndësishme nga konfliktet gjyqësore me persona që kanë patur pretendime mbi pronësinë e trojeve.
Top Channel