
" /> ">
Regjisori i Iron Man, Jon Favreau ka bërë të ditur nisjen e xhirimeve të “Coëboys & Aliens” me protagonistë Harrison Ford, Daniel Craig dhe Olivia Wilde.
Lajmin e ka publikuar në një mesazh ironik në Twitter ku shkruhej: “Boll më pyetët nëse Harrison Ford do jetë në “Cowboys & Aliens. Ai do të jetë, por mos i tregoni askujt”. Filmi bazohet në një film vizatimor ku perëndimit të largët, indianëve dhe kaubojve u shtohen alienët.
Pas xhirimeve të “Indiana Jones” karriera e Ford u ngadalësua por, në vitin 2010 aktori kërkon të fitojë kohën e humbur pasi pritet që të shfaqen “Misure straordinarie” dhe “Morning glory”. Ndërsa përsa i përket “Cowboys & Aliens”, kompanitë DreamWorks dhe Universal synojnë ta shfaqin premierën në 29 korrik 2011.
Top Channel