FBI arreston kërcënuesin e Pelosit
08/04/2010 08:20
Policia federale në Amerikë arrestoi një person pasi dyshohet se ka kërcënuar me vdekje familjen e kryetares së Senatit amerikan, Nensi Pelosi.
Sipas FBI-së personi i ndaluar, rreth 40 vjeç ka telefonuar disa herë Pelosin dhe bashkëshortin e saj duke i kërcënuar me vdekje për mbështetjen e tyre ndaj reformës në shëndetësi, reformw kjo e kaluar para disa ditësh në Kongresin amerikan.
Ky nuk ishte kërcënimi i parë për kongresmenët mbështetës së reformës propozuar nga Obama. Kërcënime në rrugë të ndryshmë kanë marrë edhe vetë presidenti Obama, si dhe disa kongresmenë demokratë mbështetës të reformës.
Top Channel