Dita e Romëve, Rama premton më shumë përkujdesje

08/04/2010 16:15

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve kryetari i Bashkisë, Edi Rama u ka premtuar mbështetjen e bashkise për të rritur numrin e femijëve rome që ndjekin shkollat dhe uljen e numrit të atyre fëmijeve që dalin në rrugë për të siguruar bukën nga varfëria.

“Dua t’i siguroj se bashkia e Tiranës do të bëjë gjithcka mundet në proceset e edukimit, qoftë duke shkuar në shkollë, qoftë nëpër kurset që në kemi organizuar enkas ta ulur deri në zero numrin e fëmijëve romë që qëndrojnë në rrugë”, u shpreh Rama.

Femijët romë që marrin shërbime në qendrat sociale ditore kanë zhvilluar nje minikoncert  me rastin e festes se tyre . Ne nje panair jane prezantuar  punime artistike artizanale dhe veshje te komunitetit rom, duke nxjerre me ne pah pjese nga kultura rome .

Top Channel