
Një grup prej 3 ekspertësh që përbëjnë task forcën e ngritur nga prefekti i Dibrës kanë nisur sot kontrollet në zonen D të minierave të kromit në Bulqizë.
Ata po kontrollojnë për firmat që shfrytëzojne galeritë në mënyrë të jashtligjshme, për kushtet e sigurisë në punë, për sigurimin e minatorëve apo shfrytëzimin e punës së të miturve. Task Forca e ngritur në 18 mars u njoftua se do të përbëhej nga 15 persona që do të bënin kontrolle dhe që do mbështeteshin nga policia e rendit, por në galeritë e kromit janë paraqitur vetëm tre zyrtarë, ata janë nënprefekti i Bulqizës, Inspektori i Zyrës së Tatim Taksave dhe Inspektori i Zyrës së Punës.
Ende nuk ka ndonje raport te rasteve te kapura me shkelje, raste qe u permenden pothuajse nga te gjithe drejtuesit e institucioneve shteterore ne qarkun e Dibres.
Top Channel