Bojaxhi, kreu i ri i Inspektoriatit të Ndërtimit

08/04/2010 20:10

Inspektoriati Kombëtar i Ndërtimit, ose ish-policia ndërtimore, tashmë do të drejtohet nga Gjergj Bojaxhi.

Ish-drejtori i KESH-it është emëruar në këtë psot me një vendim të fundit të qeverisë.

“E shikoj fenomenin e ndërtimeve pa leje si një kancer që deformon hapësirat në qytetet dhe fshatrat tona. Inspektoriati do të ketë prioritet rrugët, parqet, plazhet, të cilat do të pastrohen nga ndërtimet pa leje”, ka deklaruar Bojaxhi.

Top Channel