Zarf kërcënues për Berluskonin

07/04/2010 02:50

Kërcenohet me jetë kryeministri italian Silvio Berluskoni. Një zarf, ku shkruhej “Për Berluskonin”, me një plumb brenda u gjet në nje degë të partisë “Popolo della Liberta” në Romë.

Në brendi të zarfit, ku ndodhej edhe plumbi, shkruhej më tej “ky plumb në kokën e Berluskonit”.

Menjëherë autoritetet e kryeqytetit italian nisën hetimet, ndërkohë që përfaqësuesit lokalë të Pdl-së në Romë, e cilësuan kërcënimin një sulm ndaj demokracisë.

Kërcenimi më vdekje ka ardhur pak kohë pas arritjes së rezultateve të shkëlqyera të forcës së Berluskonit në zgjedhjet rajonale në vend, ku arritën të marrin 6 nga 13 rajone gjithësej, 4 më shumë se zgjedhjet e kaluara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA