Tentativa për vetëvrasje, shmanget tragjedia

07/04/2010 13:25

Një burrë rreth moshës 40 vjec tentoi sot të hidhej nga tarraca e një pallati pranë Ministrisë së Drejtësisë, bashkë me tre fëmijët e tij të mitur.

Pas negociatave me policinë, burri është bindur që të largohet nga tarraca dhe aktualisht situata është kthyer në normalitet.

Sipas informacioneve paraprake behet fjale per shtetasin Ferit Haxhia, i cili ka nderrmarre kete akt per shkak te moszgjidhjes se nje problemi me pronat. Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe banorëve të zonës. Në duar femijet e zotit Haxhia mbanin nje leter, ku kerkohej zgjidhja e ceshtjes se prones.

Në operacionin policor kanë marrë pjesë forca të shumta policie, si dhe ekipi special i RENEA-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA