Tajlandë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

07/04/2010 15:00

Kryeministri tajlandez Abhisit Vejajiva ka shpallur gjëndjen e jashtëzakonshme në Bangkok, pas përshkallëzimit të protestave anti-qeveritare.

Vejajiva ka deklaruar se vendimi në fjalë, i cili i jep fuqi të reja forcave të sigurisë për të ndalur protestuesit, do të ndihmojë për të rivendosur rendin.

Vendimi erdhi disa orë pasi “këmishët e kuqe” hynë me forcë në Parlament, duke detyruar deputetët që të largohen me helikopter.

Tajlanda ka kaluar nga njëra krizë në tjetrën që prej vitit 2006, kur qeveria e Thaksin Shinawatra u rrëzua nga një grusht shteti.

Protestat aktuale të mbështetësve të tij nisën më 12 mars, me pretendimin që kryeministri Vejajiva të japë dorëheqjen dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA